Merz i bën thirrje BE-së për zgjidhje “të shpejtë dhe të thjeshtë” për tarifat me ShBA-në

03 korrik 2025 | 11:48

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin e negociatave me ShBA-në, kancelari gjerman Friedrich Merz, ka përsëritur thirrjen e tij që Bashkimi Evropian të arrijë një marrëveshje “të shpejtë dhe të thjeshtë” për tarifat.

“Është më mirë të arrihet një zgjidhje e shpejtë dhe e thjeshtë sesa një marrëveshje e gjatë dhe e ndërlikuar që mbetet në tryezën e negociatave për muaj të tërë,” është shprehur Merz, raporton AFP.

Komentet e kancelarit vijnë ndërsa komisioneri i BE-së për tregti, Maros Sefcoviq, ndodhet në Uashington për bisedime me autoritetet amerikane, përpara afatit të javës së ardhshme.

Merz i bën thirrje BE-së për zgjidhje “të shpejtë dhe të thjeshtë” për tarifat me ShBA-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryetarin e Iniciativës…