
Merz i bën thirrje Trumpit nga Roma: Qëndro me ne
10 korrik 2025
| 13:17
Në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po mbahet në Romë, kancelari gjerman Friedrich Merz e pati një mesazh të drejtpërdrejtë për Uashingtonin dhe presidentin amerikan Donald Trump.
Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, Merz ka drejtuar një mesazh drejt Trumpit, duke i kërkuar të qëndrojë me evropianët.
“Kam një mesazh të drejtpërdrejtë për Uashingtonin dhe presidentin Donald Trump: qëndro me ne, qëndro me evropianët.”
Ai tutje ka shtuar: “Jemi në të njëjtën faqe dhe kërkojmë një rend politik të qëndrueshëm në këtë botë… Qëndro me ne, në këtë anë dhe në këtë faqe të historisë sonë të përbashkët”.