Merz: Në Gjermani po vijnë tepër të rinj nga Ukraina – ata mund të shërbejnë në ushtrinë e tyre
Kancelari Gjermani Friedrich Merz mendon se në Gjermani po vijnë tepër shumë burra nga Ukraina, të cilët ende duhet të kryejnë shërbimin ushtarak në vendin e vetë.
Merz i ka kërkuar në një telefonatë Presidentit ukrainas Zelenski që të gjejë një zgjidhje dhe të parandalojë largimin e të rinjve urkainas për në Gjermani.
Merz i ka kërkuar Zelenskit që këta të rinj të mbeten në Ukrainë, sepse “ata janë të nevojshëm atje, jo në Gjermani”.
Sipas Merz, një numër i konsiderueshëm i të rinjve midis moshës 18 dhe 24 vjeç po vijnë aktualisht në Gjermani nga Ukraina sepse shërbimi ushtarak në Ukrainë fillon vetëm në moshën 25 vjeç. Kancelari nuk tha se sa burra ukrainas kanë ardhur.
Sipas Institutit Federal për Kërkime të Popullsisë, në Gjermani jetojnë afërsisht 1.2 milion ukrainas që kërkojnë mbrojtje. Ndërsa numri i përgjithshëm i refugjatëve ukrainas që kanë mbërritur nga shkurti i vitit 2022 deri tani është dukshëm më i lartë. Por disa prej këtyre individëve janë kthyer ndërkohë
Merz tha se ka folur hapur me Zelenskin edhe për skandalin e korrupsionit, që aktualisht po e trondit këtë vend, sepse dyshohet se ka pasur vjedhje të mëdha të ndihmave.



