Merzi thotë se e gjeti Trumpin të hapur për dialog dhe të përkushtuar ndaj NATO-s

06 qershor 2025 | 16:00

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të premten, një ditë pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, se hasi një administratë amerikane të hapur për diskutim dhe u kthye i bindur se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj NATO-s.

Merz e përshkroi takimin e tij në Zyrën Ovale dhe drekën e zgjatur me Trumpin si konstruktive, por edhe të sinqertë, duke vënë në dukje se të dy udhëheqësit shprehën pikëpamje të ndryshme për Ukrainën.

“Dje, në takimin në Zyrën Ovale, shpreha një qëndrim dukshëm të ndryshëm për temën e Ukrainës nga ai që kishte mbajtur Trump, dhe jo vetëm që nuk kishte kundërshtime, por e diskutuam përsëri në detaje gjatë drekës”, tha Merz në Berlin pas kthimit, raporton Associated Press.

Takimi i së enjtes në Shtëpinë e Bardhë shënoi herën e parë që të dy u ulën personalisht.

Merzi, i cili u bë kancelar në maj, shmangu llojin e konfrontimeve në Zyrën Ovale që kanë penguar udhëheqës të tjerë botërorë, përfshirë Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës dhe Cyril Ramaphosa të Afrikës së Jugut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djordje Petroviç, portieri i Serbisë bëri analizën e tij, në…