Mes kritikash për Kurtin, Krasniqi përshëndet marrëveshjen për targat

24 nëntor 2022 | 11:30

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se e mirëpret marrëveshjen për targat të arritur dje në Bruksel.

Megjithatë, ai ka pasur edhe kritika për qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti, pasi ka thënë në Kuvend se është shkaktuar dramë “pa pikë nevoje”.

“Në mes të dramës pa pikë nevoje që i keni shkaktuar vendit, ne e mirëpresim dakordimin që ka ndodhur dje në Bruksel, marrëveshjen që shmang përshkallëzimin dhe eskalimin potencial në veri”, ka thënë Krasniqi.

Ai i ka thënë Kurtit se këtë ka mundur ta bëjë vet, duke u dakorduar me ShBA-në.

“Ke mundur ta bësh këtë vet që e bërë në Bruksel, duke u dakorduar me ShBA-të dhe duke ua marrë për bazë këshillën që e kishe për më shumë se 4-5 javë në tavolinë, nga Escobari, por edhe nga Blinken. Fatkeqësisht duke mos bërë një gjë të tillë, ke shprehur një pafuqi të Kosovës, duke ndjell panik e frikë, dhe jo veç në veri”, është shprehur Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi ka pyetur qeverinë nëse do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës.

“A do të ketë normaliteti në veri siç ka pasur, s’mund t’i ktheni eprorët por a do të kthehen një pjesë e tyre në administratë e institucione të tjera?”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e mbetur e xhiros së tetë të Prince Caffe…