Mesatarja e mbeturinave komunale për kokë banori në vitin 2024, më e lartë sesa në vitet paraprake
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2024.
Rezultatet e prezantuara në këtë publikim ofrojnë një burim të rëndësishëm statistikor për gjendjen e tanishme të këtij sektori.
Gjatë vitit 2024, sasia totale e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë ishte 468 mijë ton, duke shënuar një rënie të lehtë prej 4,5%, krahasuar me vitin 2023.
Në nivel vendi, mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara në vitin 2024 ishte 295 kilogram për banor në vit, ku krahasuar me vitin 2023 paraqet një rritje prej 6,1% ,ose 0.81 kilogram për banor në ditë.
Analiza rajonale tregon dallime të theksuara ndërmjet rajoneve të Kosovës.
Rajoni i Prishtinës ka grumbulluar gjithsej 143 mijë ton mbeturina komunale, që përfaqëson 30,6% të totalit në nivel vendi.
Mesatarja për banor në ditë ishte 0.77 kg.
Ndërse, rajonet e tjera kanë grumbulluar së bashku 325 mijë ton ose 69,4% të totalit në nivel vendi, me mesatare prej 0.83 kg për banor në ditë: Prizreni ka grumbulluar 82 mijë ton (17,5%), Ferizaj ka grumbulluar 43 mijë ton (9,2%), ndërsa Gjakova ka shënuar sasinë më të ulët me 42 mijë ton (9,0%).



