Mesazh mashtrues në emër të Policisë: Mos klikoni në linket që pretendojnë se keni gjoba trafiku

22 maj 2026 | 20:56

Policia e Kosovës, ka thënë se, tek qytetarët është shpërndarë një mesash mesazh mashtrues në emër të Policisë.

Në reagim, policia kërkon nga qytetarët që të mos klikojnë në linqe të dyshimta, mos të japin të dhëna bankare apo personale, dhe, të mos hapin faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS’ve.

Postimi:

Policia e Kosovës njofton qytetarët

Policia e Kosovës, ashtu siç ka njoftuar edhe ditë më parë lidhur me mesazhet mashtruese, njofton sërish qytetarët se është identifikuar një SMS mashtruese që po shpërndahet në emër të Policisë së Kosovës, duke pretenduar rrejshëm se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke kërkuar klikim në linke për pagesë.

⚠️ KY MESAZH NUK ËSHTË ZYRTAR.

❌ Mos klikoni në linke të dyshimta.

❌ Mos jepni të dhëna bankare apo personale.

❌ Mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.

Në rast se pranoni mesazhe të tilla:

▪️ Fshijeni menjëherë.

▪️ Raportojeni tek autoritetet përkatëse.

▪️ Kontaktoni bankën nëse keni ndarë të dhëna.

📱 Raportoni përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose telefononi në 192.

Qëndroni të kujdesshëm ndaj mashtrimeve online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e publikuar në depon e fundit të UFO-ve…