“Mesazhi është i qartë: Drejtësi, jo politikë!”, Hamza shpërndan pamje nga përgatitjet për marshin e 17 shkurtit

14 shkurt 2026 | 12:51
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka shpërndarë një video ku shihen duke u bërë përgatitjet për marshin e 17 shkurtit në përkrahje të çlirimtarëve.Ai krahas pamjeve të shpërndara në Facebook shkruan  se pankartat janë bërë gati për marshin që organizohet nga platforma “Liria ka Emër”.

“Pankartat i bënë gati. Mesazhi është i qartë: Drejtësi, jo politikë! Krenar që kemi një rini që e do Kosovën dhe nuk hesht përballë padrejtësisë. Ky është një marsh që i bashkon qytetarët, sepse drejtësia është mbi çdo dallim politik.”, shkruan Hamza

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, në një intervistë…