Mesazhi i Besnik Tahirit për zgjedhjet e 14 shkurtit

03 shkurt 2021 | 19:47

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka thënë se vendit, si kurrë më parë i duhet qëndrueshmëri serioze politike dhe se nga zgjedhjet parlamentare të krijojmë një qeveri funksionale.

“Në mbështetje të vizionit të presidentit Haradinaj dhe programit të Aleancës, do të jem në listën zgjedhore me numrin 5”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe dinjitoze.

“E ardhmja e Kosovës ndërlidhet nga zgjedhjet e lira dhe dinjitoze, sepse këtë e meriton populli i Kosovës. Ashtu, siç kemi treguar pjekuri të lartë në zgjedhjet e kaluara, duhet të përkushtohemi që edhe zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të lira dhe të ndershme”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Kosovës, si kurrë më parë i duhet qëndrueshmëri serioze politike dhe se nga zgjedhjet parlamentare të krijojmë një qeveri funksionale.

Aleanca në këto zgjedhje garon me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj, që do të garantojë siguri për vendin, mirëqenie e politikë të jashtme të mirëfilltë. Në mbështetje të vizionit të presidentit Haradinaj dhe programit të Aleancës, do të jem në listën zgjedhore me numrin 5??.

E ardhmja e Kosovës ndërlidhet nga zgjedhjet e lira dhe dinjitoze, sepse këtë e meriton populli i Kosovës. Ashtu, siç kemi treguar pjekuri të lartë në zgjedhjet e kaluara, duhet të përkushtohemi që edhe zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të lira dhe të ndershme.

Shteti ynë i ri meriton demokraci

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosova po hap një dritare të re në rrugëtimin tonë të përbashkët demokratik. Prandaj, qytetarët duhet të japin shembull frymëzues për pjesëmarrje masive në zgjedhje, që t’i tregojmë botës se Kosova është një demokraci funksionuese. Në këtë frymë bashkëpunuese demokratike, Kosova meriton vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndërkombëtare.

E kemi për detyrë që të garojmë me ide, argumente, diskutime e debate. Të garojmë me projekte, programe e platforma.

#BesnikTahiri5?

#RamushHaradinajPresident

#AleancapërArdhmërinëeKosovës135

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, me rastin…