Mesazhi i Kurtit për Bajram: Nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve

11 gusht 12:16

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve. Pra, jo sa mbajmë për vete, por çka ndajmë me të gjithë. Këtë na e përkujton festa e Kurban Bajramit të cilën ua uroj përzemërsisht besimtarëve myslimanë. Çdonjëri e përbëjmë dhe zhvillojmë bashkësinë, mirëpo edhe i përkasim e formohemi prej saj”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se gatishmëria për sakrificë si vlerë dhe shembull.

“Ndihma e solidariteti me të varfërit dhe të afërmit, shënojnë këtë festë për të cilën ua dëshiroj zemrat dhe sofrat të mbushura përplot. Mbarësia e mirësia, shëndeti e lumturia, qofshin gjithmonë me Ju!”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Nismës Socialdemokrate, në përbërje të tre ministrave…