Mesdheu përvëlohet nga vala e të nxehtit afrikan: Të premten arrihet piku i temperaturave

27 qershor 2025 | 00:11

Vala e të nxehtit afrikan përfshin të gjithë Mesdheun. I nxehti do të përfshijë Italinë dhe Ballkanin.

Sipas parashikimeve të fundit, temperaturat do të vazhdojnë të rriten edhe ditët në vijim deri në 40 gradë në vende të ndryshme.

Për të premten, Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka shpallur gjendjen e emergjencës në 13 qytete.

Temperatura përvëluese do të ketë në Siçili ku do të ndalohen aktivitete të ndryshme në kohë të caktuara të ditës.

Edhe në Shqipëri ka një rritje të vizitave në urgjenca për shkak të të nxehtit.

“Ekziston një shqetësim i madh”, thotë nënkryetari i Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Urgjencës, Mario Guarino për ANSA-n, veçanërisht për të moshuarit dhe pacientët me patologji të shumëfishta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me aktgjykimin e sotëm të…