Mesfushori i kombëtares shqiptare kërkohet në La Liga

10 tetor 2025 | 12:44

Edhe pse nuk është periudhë për shitjen e blerjen e lojtarëve, për futbollistin shqiptar në formë, Medon Berisha, kanë filluar interesimet e para.

Sipas asaj që shkruajnë mediet në Spanjë e Itali, Real Sociedadi është interesuar për mesfushorin shqiptar të Lecces, Medon Berisha.

Klubi bask ka kërkuar informacion për Berishën dhe po planifikon ndonjë lëvizje konkrete.

Paraqitjet e lojtarit të kombëtares shqiptare kanë impresionuar drejtuesit e skuadrës nga la Liga spanjolle, me këta të fundit që e shikojnë afrimin e 21-vjeçarit si të nevojshëm qysh në janar të vitit të ri.

Medon Berisha ka luajtur 4 ndeshje në këtë sezon me Leccen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas seancës për votimin e…