Mesfushori i Villarrealit: Yamal është më i mirë se Messi

19 maj 2025 | 14:35

Pape Gueye, mesfushori i Villarrealit, ka treguar se çfarë thoshin lojtarët e skuadrës së tij për Lamine Yamal pas përballjes me të në fushë. Ai u shpreh i mahnitur nga paraqitja e 17-vjeçarit të Barcelonës, duke theksuar nivelin e lartë të pjekurisë që Yamal shfaq në fushë.

“Tani për tani, Lamine Yamal është ai që krijon lojën për Barçën dhe kjo në moshën vetëm 17-vjeçare!”, ka thënë Gueye. Sipas tij, ishte jashtëzakonisht e vështirë të ndalohej Yamal gjatë ndeshjes, për shkak të lëvizjeve të tij të shpejta dhe teknikës së jashtëzakonshme. Mesfushori senegalez ka thënë se disa nga bashkëlojtarët e tij gjatë ndeshjes thonin se Yamal është më i mirë se Messi.

“Kur ai po bënte lëvizje të çmendura dje, disa nga lojtarët tanë thoshin: ‘Vallah, ai është më i mirë se Messi!’”, ka zbuluar Gueye me buzëqeshje. Ai shtoi se edhe trajneri i kishte kërkuar lojtarëve të krahut ta dyfishonin presionin mbi të për ta frenuar. Yamal, që po shkëlqen këtë sezon me Barcelonën, po cilësohet si një nga talentet më premtues në futbollin evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi gjerman Jonathan Tah është një nga lojtarët më të…