
“Mësimdhënësit në pritje të Kryetarit”, Buja: Arsimi në Lipjan do të ketë investime konkrete dhe mbështetje për nxënësit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar prioritetet e tij për sektorin e arsimit, duke u zotuar për shkolla, çerdhe dhe kopshte të reja, kushte më të mira pune për mësimdhënësit, si dhe mbështetje direkte për familjet përmes mbulimit të shujtave ditore, transportit dhe bursave për nxënësit e dalluar, raporton GazetaBlic.
Ai ftoi qytetarët që t’i bashkohen vizionit të tij dhe të PDK-së për një arsim më cilësor në Lipjan.
Postimi i plotë:
Mësimdhënësit në pritje të Kryetarit.
Për shkolla më të mira, për arsim më cilësor, për kushte më të mira pune për punonjësit e arsimit.
Për shkolla, çerdhe dhe kopshte të reja.
Për një arsim që është lehtësim dhe jo barrë për familjet, duke mbuluar koston e shujtave ditore, transportit për nxënës dhe bursave për nxënësit e suksesshëm.
Prandaj, ejani me ne, me PDK-në dhe programin tim për sektorin e arsimit.
Ejani me ne sepse fitorja është e jona!