“Mëso si të vishesh” Ndjekësit kritikojnë Georgina Rodriguez: Këto ngjyra nuk përputhen fare

07 nëntor 2023 | 12:36

“Ti je një vajzë me fat, por pa stil”

Modelja e famshme, Georgina Rodriguez, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me miliona ndjekësit foto e video të ndryshme nga përditshmëria, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi me disa poza që ka postuar në “Instagram”. Teksa postimi i saj ka marrë gati 3 milionë pëlqime dhe komente pa fund, ka disa ndjekës që e kanë kritikuar bashkëshorten e futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldo.

Atyre nuk iu ka pëlqyer veçanërisht veshja e fundit e ekspozuar në rrjetet sociale.

“Vajzë me fat”, ka shkruar Georgina krahas imazheve në fjalë në “Instagram”, ku shfaqet e veshur me një xhaketë “Gucci” të shoqëruar me taka të bardha, që bien në sy, xhinse dhe një çantë ngjyrë vishnje.

“Ti je një vajzë me fat, por pa stil”, i ka shkruar dikush.

“Xhaketa, këpucët…, po çfarë lidhje kanë?”, ka komentuar një ndjekës tjetër.

Dhe pastaj përsëri: “Po, je me fat, por jo fustani dhe poza”, “Duhet të mësosh të vishesh në modë. Këto ngjyra nuk përputhen fare, sidomos me xhinset”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FERIZAJ Adresa: Magj : Ferizaj-Shkup Euro Diesel: 1.39€ Benzinë: 1.29€…