Mësohen gjysmëfnalet e Roland Garros 2025

05 qershor 2025 | 12:06

Carlos Alcaraz është i etur për të fituar kurorën e dytë në fushat me dhe në Roland Garros, ku 22-vjeçari spanjoll ka treguar formë të jashtëzakonshme gjatë gjithë këtij turneu dhe shihet si favorit kryesor, por në garë mbeten edhe tre emra të tjerë.

Spanjolli arriti kulmin në çerekfinale, duke mposhtur amerikanin Tommy Paul në vetëm 94 minuta.

Në gjysmëfinale, Alcaraz do të përballet me italianin Lorenzo Musetti, të cilin e ka mundur dy herë këtë sezon në fushat me dhe.

Megjithatë, Musetti është një kundërshtar i fortë, pasi në Paris 2024 fitoi medaljen e bronztë olimpike në këtë terren dhe ka treguar stabilitet e luftë deri në fund.

Përballja tjetër e gjysmëfinaleve do të jetë mes numrit një të botës, Jannik Sinner, dhe Novak Djokovic.

Djokovic eliminoi gjermanin Alexander Zverev me rezultat 4-6, 6-3, 6-2 dhe 6-4 në sete, në një duel ku u përballën dy kampionët e fundit olimpikë të tenisit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një Op-Ed i përbashkët nga Shefja e UNICEF-it në Kosovë…