
Mësohet e ardhmja e Alabas
19 gusht 2025
| 16:28
Mbrojtësi David Alaba pritet të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xabi Alonso.
Reali ka njoftuar Alaban, i cili është i lirë për të gjetur ekip të ri për shkak se nuk është zgjedhja e parë e trajnerit për mbrojtjen.
33-vjeçari vitin e fundit ka pasur telashe me lëndimet, ndërsa ka kontratë valide me Real Madridin deri në verën e vitit të ardhshëm.
Alaba iu bashkua Real Madridit në vitin 2021 nga Bayern Muncheni kurse karrierë ka bërë edhe te skuadra e Hoffenheimit.