Mësohet e ardhmja e Neymarit
Pas shumë spekulimeve, zgjatja e kontratës së Neymarit me Santosin është konfirmuar dhe zyrtarizuar përfundimisht.
Pas disa javësh të negociatave, klubi brazilian ka njoftuar në orët e fundit se sulmuesi i tyre ka rinovuar kontratën deri në fund të vitit 2026.
Ky është një sinjal i qartë stabiliteti nga ana e lojtarit, i cili ka zgjedhur të angazhohet në një projekt më afatgjatë me klubin e tij të fëmijërisë.
Aktualisht në rikuperim pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e majtë, Neymar synon të rikthehet në fushë nga mesi i muajit shkurt. Ish-ylli i Barcelonës mbetet i vendosur të rikthejë formën e tij më të mirë dhe vazhdon të synojë një vend me Brazilin për Kupën e Botës 2026.
Neymar në 5 xhirot e fundit të kampionatit brazilian shënoi 5 gola duke qenë vendimtar në mbajtjen e Santosit në eiltë.



