Mësohet rezultati i analizave mikrobiologjike të ujit në Deçan

13 korrik 2021 | 22:18

Analizat mikrobiologjike të mostrave të ujit në komunën e Deçanit, kanë rezultuar negative.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, se rezultatet e analizave mikrobiologjike të mostrave të ujit të marra në komunën e Deçanit, kanë rezultuar negative.

Analizat mikrobiologjike janë realizuar në laboratorët e mikrobiologjike molekulare të IKSHPK-së, për të mësuar nëse uji ka shkaktuar helmimin me ndonjë infeksion.

Kujtojmë se edhe analizat fiziko-kimike të mostrave të ujit në gjashtë fshatra kanë rezultuar poashtu dy herë negative dhe sipas standardeve për konsumimin e ujit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka peshuar lëndën narkotike që u kap sot në…