
Mësoni nga sa gjuhë i flasin politikanët tanë dhe cili i flet më korrekt
Takimet i kanë të shpeshta me përfaqësuesit ndërkombëtarë brenda dhe jashtë vendit.
Por sa gjuhë i flasin rrjedhshëm politikanët e Kosovës?
Albin Kurti në një konferencë për media në Bruksel dikujt i foli shqip, dikujt edhe serbisht. Njëjtë sikurse Kurti anglishten e zotëron mirë edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti. Këtë e tregoi gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë. Se flet edhe një gjuhë tjetër, Hoti ia pati konfirmuar edhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Ndonëse jo aq rrjedhshëm, por në anglisht disa herë deklarata pati dhënë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi.
Ngjashëm sikurse Thaçi në anglisht u dëgjua të flasë edhe ish-kryeministri Isa Mustafa.
Anglishten po se po, por edhe frëngjishten e zotëron mirë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Politikani Behgjet Pacolli i flet pesë gjuhë. Ai zotëron mirë gjuhën frënge, angleze, italiane, gjermane e ruse.
Gjuhën e një shteti që nuk e ka njohur Kosovën e flet edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Krahas gjuhës spanjolle, ajo e flet edhe turqishten derisa nuk e ka asnjë telashe me gjuhën e sllavëve fqinjë e aspak me anglishten.
Me gjuhën angleze është shquar edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.