Messi dhuron ‘show’, Interi Miami në finalen e Kupës së Ligës

16 gusht 2023 | 13:15

Lionel Messi nuk ndalet në aventurën e tij të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke kualifikuar Inter Miamin në finalen e Kupës së Ligës. Ylli argjentinas kontribuoi në fitoren e ekipit të tij ndaj Philadelphia Union me shifrat 4-1.

Gjithashtu, për Inter Miamin arriti të realizojë dhe transferimi i verës, Jordi Alba. Në gjashtë sfidat e para të luajtura me fanellën e klubit amerikan, Messi ka arritur të realizojë plot nëntë gola. Me fitoren e korrur ndaj Philadelphia Union, Inter Miami tashmë do të përballet në finalen e Kupës së Ligës përballë Nashville SC.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka pritur të mërkurën në…