Messi me një gol e tre asistime e dërgon Inter Miamin në gjysmëfinale

24 nëntor 2025 | 11:22

Inter Miami ka regjistruar një fitore të madhe në udhëtim te Cincinnati, duke triumfuar me rezultat 0-4 në kuadër të Play-Off-it në MLS.

Skuadra e drejtuar nga Javier Mascherano arriti këtë fitore falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Lionel Messit, i cili shënoi një gol dhe dhuroi tre asistime.

Argjentinasi zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, kur shënoi me kokë për 0-1.

Në pjesën e dytë, Messi vazhdoi të shkëlqejë, duke asistuar fillimisht Silvettin në minutën e 57-të, e më pas Allenden, i cili realizoi dopietë në minutat 62 dhe 74.

Në gjysmëfinale, Inter Miami do të përballet me New York Cityn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka shënuar një tjetër supergol në fitoren e…