Messi me paraqitje të jashtëzakonshme me dy gola e dy asistime në fitoren e thellë të Inter Miamit

20 korrik 2025 | 10:59

Lionel Messi vazhdon të tregojë se është një klasë më vete, duke udhëhequr Inter Miamin drejt një fitoreje mbresëlënëse ndaj New York Red Bulls 5-1.

Skuadra nga Florida u gjend në disavantazh herët në ndeshje, por Messi mori kontrollin dhe ndryshoi gjithçka me një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme.

Fillimisht, ai asistoi Jordi Albën për golin e barazimit me një pasim të shkëlqyer në zonë, i saktë në centimetra dhe perfekt në kohëzgjatje.

Më pas, edhe pse nuk e mori zyrtarisht asistimin, Messi kontribuoi në golin e dytë të Miamit me një pasim të zgjuar që përfundoi te Telasco Segovia, i cili finalizoi aksionin.

Vetë argjentinasi pati një rast të artë për të shënuar në pjesën e parë me një gjuajtje të ulët me të majtën, që kaloi ngjitur me shtyllën.

Në pjesën e dytë, Messi e gjeti golin e tij pas një kombinimi të bukur me ish-shokët e Barcelonës: Alba asiston Busquetsin, i cili i jep topin Messit për një finalizim të ftohtë përballë portierit.

Ai e vulosi performancën me një gol të dytë, këtë herë pas një asisti nga Luis Suarez, duke çuar në gjashtë numrin e golave në shtatë ndeshjet e fundit, formë fantastike nga kampioni i botës.

Me dy golat e sotëm, Messi shkon në kuotën e 18 golave dhe 10 asistimeve në MLS, ku kryeson listën e golashënuesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo gjë tregon se Renato Veiga nuk do të vazhdojë…