Messi me shokë do të zbarkojnë në Angolë për një shumë të ‘çmendur’ parash
30 tetor 2025
| 16:36
Kombëtarja e Angolës ka arritur marrëveshje me Kombëtaren e Argjentinës për një ndeshje miqësore me datën 14 nëntor duke i sjellë kampionët botërorë në kontinentin e Afrikës.
Por, kjo marrëveshje është shumë e kushtueshme.
Sipas raportimeve nga “Sport News Africa”, Angola do t’i paguajë 12 milionë euro për këtë ndeshje.
Kjo shumë marramendëse vjen si shkak i prezencës së Lionel Messit, i cili do të siguronte shitje maksimale të biletave në stadiumin “11 Shtatori”.
Edhe kombëtaret tjera ishin në bisedime me Argjentinën, mirëpo kostoja e lartë e çmimit bëri që diskutimet të ndaleshin.



