Messi mund të luajë deri në moshën 50-vjeçare

16 dhjetor 2022 | 12:00

Ndërkohë që me shumë gjasa Messi do të përshëndetet përgjithmonë me Kupën e Botës, pas finales që do të zhvillohet mes Argjentinës dhe Francës këtë të diele, kjo nuk i ka bërë përshtypje bashkëlojtarit të tij, Emiliano Martinez, i cili ka thënë se kapiteni i tij është i aftë për të luajtur “deri në moshën 50-vjeçare”.

“Për mua, ai mund të luajë deri në moshën 50-vjeçare. Ai duket shumë i mprehtë dhe duket shumë i mirë. Ai i bën gjërat të duken të lehta – është gjëja më e vështirë për t’u bërë”, ka thënë portieri argjentinas.

“Duke luajtur së bashku me të, sigurisht që më ka bërë një futbollist më të mirë. Ishte e duhura që Messi të fitonte Copa American. Ai përfaqëson vendin si një hero. Njerëzit e respektojnë Messin më shumë se Presidentin. Njerëzit do të qëndronin në shtëpi 24 orë nëse Messi do t’i kërkonte. Ai është numri një, një punëtor i palodhur dhe frymëzues për të gjithë”, shtoi ai.

Messi tha se finalja e Kupës së Botës kundër Francës mund të jetë paraqitja e tij e fundit në këtë kompeticion, shkruan Goal.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka qenë në formë sublime gjatë gjithë turneut të vitit 2022 dhe ka pesë gola dhe tre asistime në emër të tij, së bashku me katër çmime si lojtari i ndeshjes. Në kohën kur Botërori i radhës do të zhvillohet në vitin 2026, Messi do të jetë 39-vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj…