
Messi nuk e zbulon të ardhmen e tij
Pas humbjes së Inter Miami-t në shtëpi ndaj Orlando City-t, Lionel Messi u përball me pyetjen për të cilën shumë tifozë presin një përgjigje: çfarë do të ndodhë me të pas përfundimit të kontratës në dhjetor? Megjithëse e ardhmja e tij mbetet një mister, e vetmja gjë e sigurt është se argjentinasi do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve, që do të zhvillohet më vonë gjatë vitit. Pas ndeshjes, një gazetar u përpoq të nxirrte ndonjë informacion duke i bërë një pyetje të drejtpërdrejtë: “Ka ndonjë lajm për rinovimin tënd?”.
Messi, me një buzëqeshje karakteristike, shmangu përgjigjen duke thënë shkurt: “Jo, jo… për këtë jo”. Kjo përgjigje e shkurtër vetëm sa shton misterin rreth të ardhmes së kampionit botëror, i cili për momentin nuk ka dhënë asnjë sinjal për vendimin që do të marrë në fund të vitit.
Las palabras de Leo Messi tras el encuentro entre Inter Miami y Orlando City.
🎙️ @MicheleG3 pic.twitter.com/yyE3XWJA2P
— MLS Español (@MLSes) May 19, 2025