Messi shkëlqen në kualfikimin e Inter Miamit
09 nëntor 2025
| 09:46
Lionel Messi ka shkëlqyer edhe njëherë tjetër.
Ylli i futbollit ka udhëhequr Inter Miamin drejt çerekfinales së plejofit në ligën MLS.
38-vjeçari shënoi dy gola dhe bëri dy asistime për fitoren 4:0 ndaj Nashville, në ndeshjen e tretë dhe vendimtare të raundit të parë të plejofit.
Tani Inter Miami është tri fitore larg titullit në MLS.
Messi shënoi dy gola në pjesën e parë dhe bëri dy asistime për Tadeo Allende në të dytën.
Tri ndeshjet e kësaj serie, Inter Miami i fitoi me rezultatin e përgjithshëm 8:3. Në të gjithë golat Messi mori pjesë. I shënoi pesë dhe asistoi në tre të tjerë.
Tani Inter Miami luan me Cincinnatin.
Shifrat e argjentinasit vazhdojnë të jenë të pabesueshme. Në 31 ndeshjet e këtij viti në MLS, ai ka 34 gola e 22 asistime.



