Messi shkëlqen sërish në fitoren e Miamit

12 tetor 2025 | 13:55

Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në MLS me fanellën e Inter Miamit.

Superylli argjentinas shënoi dy gola dhe një asistim në fitoren bindëse të Inter Miamit ndaj Atlanta United me rezultat 4:0.

Me këto realizime, Messi arriti në 26 gola këtë sezon, duke u bërë i vetmi në krye të garës për “Këpucën e Artë” në MLS, dy gola përpara Denis Bouanga nga Los Angeles FC.

Në total, Messi ka zhvilluar 27 ndeshje në sezonin e rregullt, me 15 asistime, 78 pasime kyçe dhe 120 driblime të suksesshme.

Mesatarisht, ai kontribuon me 1.5 gola ose asistime për ndeshje, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 41 nga 63 golat që ka shënuar Inter Miami në kampionat.

Forma e tij e jashtëzakonshme po e udhëheq skuadrën drejt fazës “play-off”, ndërsa tifozët në Florida e adhurojnë çdo paraqitje të Messit, që po vazhdon ta dominojë futbollin amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda spanjolle, David Villa, ka bërë homazh pesë lojtarëve që…