Messi ‘thumbon’ Ronaldon: Ai është një yll, unë flas vetëm në fushë

17 tetor 2019 | 15:09

Një ditë më parë mori për herë të gjashtë në karrierë “Këpucën e Artë”, ndërsa si sot 15 vjet më parë bëri debutimin e tij me Barcelonën në La Liga.

Atëherë të gjithë u mrekulluan nga “Pleshti” argjentinas, por askush nuk e mendonte se ai do të thyente çdo rekord me skuadrën katalunjase dhe do të merrte një vend nderi mes më të mirëve në historinë e futbollit.

Trofeu i fundit personal dhe përvjetori i debutimit kanë bërë që Messi të pushtojë edhe një herë faqet e parë të medieve ndërkombëtare. Sulmuesi argjentinas ka folur mbi gjithçka, ndërsa nuk mund të evitonte disa batuta edhe për rivalitetin mes tij dhe Cristiano Ronaldo.

“Unë preferoj që të tjerët të flasin për mua. Unë e di se kush jam, çfarë kam bërë dhe çfarë mund të bëj në të ardhmen, por këto i mbaj të gjitha për vete. Unë dua të flas vetëm në fushën e lojës”, ishin fjalët e Messit si përgjigje për diferencën mes tij dhe Ronaldos jashtë stadiumeve. Një tjetër detaj që ndan dy lojtarët me klas të padiskutueshëm ka të bëjë me ndryshimin e skuadrave. “Gjithkush kërkon eksperienca që për të janë më të mira. Unë nuk ka pasur asnjëherë nevojë të largohem nga klubi më i mirë i botës, që është Barcelona”, ka thënë Leo Messi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit regjional të sistemeve prokuroriale…