
Messi vazhdon shkëlqimin, Inter Miami shkon në finale
24 gusht 2023
| 10:41
Ylli argjentinas Lionel Messi po vazhdon shkëlqimin në futbollin amerikan. Ai nuk ka shënuar në ndeshjen e fundit, por ka asistuar dy herë në fitoren që e arriti Inter Miamit ndaj Cincinnatit në gjysmëfinale të U.S. Open Cup.
Inter Miami shkoi në finale falë fitores së regjistruar përmes penalltive (5-4), pasi koha e rregullt 90 minutëshe përfundoi me rezultat 2-2, derisa në vazhdime secila skuadër shënoi edhe nga një gol (3-3).
Kështu Messi me shokë do ta kërkojnë trofeun e dytë në histori brenda vetëm pak javësh. Në finalen e madhe të kësaj gare, Inter Miami do të luajë me Houston Dynamo në “DRV PNK Stadium” më 27 shtator.