Messi: Yamal është një nga lojtarët më të mirë në botë

18 prill 2025 | 14:09

Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, ka folur për “Simplemente Futbol” në kanalin e YouTube, për ngritjen e Lamine Yamal në futbollin profesionist.

Ai e konsideron spanjollin si një nga më të mirët në botë.

“Fëmijët shikojnë dhe imitojnë gjithçka, i njohin të gjithë dhe i ndjekin të gjithë, sepse flasin për lojtarët aktualë si Mbappe, Vinicius, Haaland, Lewandowski dhe Lamine Yamal. Të jesh kaq i ri është shumë mirë. Seriozisht, është e pabesueshme. Është mbresëlënëse ajo që Yamal po tregon, çfarë po bën dhe çfarë ka bërë tashmë. Ai tashmë ka qenë kampion i Evropës me Spanjën. Ai është vetëm 17 vjeç, mes një procesi rritjeje dhe do të vazhdojë të rritet si lojtar dhe të kontribuojë në lojën e tij, ashtu si unë. Ka cilësi të jashtëzakonshme dhe është tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë”, përfundoi argjentinasi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë përpara seancës konstituive të Kuvendit, deputeti i PDK-së,…