Meta: Autorët e grushtit të shtetit do të paditen në SPAK, Etilda Gjonaj të japë dorëheqje

21 shkurt 2020 | 16:02

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një konferencë për media të mbajtur sot ka thënë se gjithë zyrtarët e përfshirë në tentativën për grusht-shtet do të paditen në Prokurorinë e Speciale Antikorrupsion (SPAK).

“Bazuar në provat e djeshme që do t’i dorëzohen SPAK rezulton të jetë përfshirë Etilda Gjonaj dhe funksionarë të lartë, për llogari të skenarit mafioz”, ka thënë Meta.

Ai ka shtuar se ministrja e Drejtësisë e ka humbur besimin e tij si president i Republikës dhe pret që Etilda Gjonaj të japë dorëheqje dhe të përballet me drejtësinë si ish-ministre.

Pas denoncimit të Metës ka ardhur reagimi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. “E përshëndes presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK-ut me një kallëzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre! Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”,ka shkruar Etilda Gjonaj në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme…