Meta bën homazhe të varri i ish-presidentit Rugova

19 janar 2020 | 13:31

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë homazhe sot te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në profilin e tij në “Facebook”, presidenti shqiptar ka shkruar se historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të ish-presidentit Rugova.

“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetesë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale. Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova”, ka shkruar presidenti Meta, i cili për disa ditë po qëndron për vizitë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi është lavdëruar nga…