Meta dhe Osmani takohen në Maltë: Kosova sa më parë në NATO

04 mars 2022 | 08:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu i saj shqiptar, Ilir Meta, janë takuar në Maltë. Për takimin atje ka njoftuar Meta me një shkrim të publikuar në llogarinë e vet në Facebook.

Meta u shpreh i lumtur për takimin me Osmanin dhe tha se Kosova duhet të jetë sa më parë pjesë e NATO-s.

“Si gjithmonë, shumë i lumtur të takohesha në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të shkëmbenim opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej. Ritheksuam sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore. Kosova sa më parë në NATO, një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit”, ka shkruar ndër të tjerash Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ukrainë ishte një natë e gjatë dhe shpeshherë e…