Meta flet për ‘grusht shtetin’, akuzon mazhorancën për veprime arbitrare (Video)

17 shkurt 2020 | 17:38

Kallëzimit penal ndaj Ardian Dvoranit,  presidenti Ilir Meta , i ka shtuar prova të reja duke paralajmëruar depozitimin në organet e drejtësisë për te thelluar hetimin.

Presidenti  Meta këtë herë do të shkojë vetë në Venecia për të denoncuar grushtin e shteti që sipas tij mazhoranca po bën me emërimin e anëtarëve të kushtetueses.

Dorëheqja nuk është në planet e Ilir Metës ndërsa këmbëngul se për betejën e tij do vijë dita që do kërkojë edhe mbështetjen e popullit.

Kundërsulmi më i afër ndaj mazhorancës  për formulën e re të betimit të anëtarëve të kushtetueses janë dekretet.

Kryetari i shtetit  nuk i ka kursyer kritikat kundër paketës anti-KÇK, synimi i së cilës sipas tij është nxirja e  drejtësisë dhe anëtarëve të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet me magnitudë 3.1 është ndjerë pak momente më…