Meta: Integrimi evropian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

08 dhjetor 2020 | 11:54

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim virtual me raportuesen e shtetit shqiptar në Parlamentin Evropian, Isabel Santos dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

Gjatë këtij takimi, Meta ka thënë se integrimi evropian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Kënaqësi të zhvilloja sot një bashkëbisedim të sinqertë e miqësor me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, eurodeputeten Isabel Santos, dhe ambasadorin e delegacionit të BE-së në Tiranë, zotin Luigi Soreca. Një falënderim i veçantë për zonjën Santos, për vëmendjen e posaçme që i ka kushtuar në Projekt Rezolutën për Shqipërinë zgjedhjeve të ardhshme, fenomenit të shpopullimit dhe cenimit të lirisë së medies në Shqipëri. E sigurova se si president i Republikës do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Integrimi evropian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacienti i dytë në planet që mori vaksinën e Pfizer,…