Meta kërkon urgjentisht nisjen e dialogut politik në mes të pozitës dhe opozitës

09 janar 2020 | 16:57

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar urgjentisht vendosjen e dialogut politik në mes të forcave politike për adresimin e kushteve të Bundestagut gjerman në raport me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE).

“Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjioze ndërkombëtare ‘Fitch’ për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5. Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend”.

“Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut. Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Evropian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe myftiu Naim Tërnava janë…