Meta: Kosova i tregoi botës se është shembull i demokracisë në rritje

07 tetor 2019 | 13:06

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar qytetarët dhe klasën politike në Kosovë për kulturën e lartë demokratike të cilën e kanë treguar gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit

Meta ka thënë se zgjedhjet e djeshme në Kosovë kanë qenë një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

“Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 në Prishtinë, mes…