Meta: Kushtetuta e Republikës është vija e kuqe dhe e pakalueshme nga armiqtë e saj

22 nëntor 2019 | 21:07

“Kushtetuta e Republikës është Vija e Kuqe dhe e kuqe flakë, e pakalueshme nga armiqtë e saj dhe të Republikës së gjithë shqiptarëve”, kështu ka deklaruar  sot në një konferencë të jashtëzakonshme për mediet, Presidenti i Republikës Ilir Meta, derisa solli në vëmendje 22 nëntorin që përmes referendumit popullor solli Kushtetutën e re.

Në 21-vjetorin e Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti Meta e konsideron Kushtetutën e miratuar në vitin 1998 si Kushtetuta më demokratike që ka parë vendi. “Kushtetuta mbetet e para dhe e fundit vijë e kuqe, e pakalueshme, për sa kohë fuqia e saj buron prej popullit. 22 nëntori i vitit 1998, është një datë historike për të gjithë shqiptarët.  Për herë të parë populli shqiptar në mënyrë të drejtpërdrejt miratoi përmes referendumit Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë post-komuniste.  Falë urtësisë politike dhe një procesi gjithëpërfshirës të udhëhequr nga i ndjeri Sabri Godo dhe zoti Arben Imami, si dhe në bashkëpunim të shkëlqyer me Komisionin e Venecias, u zhvillua një debat dinjitoz kushtetues dhe një referendum shembullor, duke na dhuruar Kushtetutën më demokratike që ka pasur Shqipëria deri më sot”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zakonisht, galaktikat e mëdha, si tonat, kanë një vrimë të…