Meta: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të jetë afatgjate nëse ka garantues ShBA-në dhe BE-në

05 shkurt 2019 | 17:41

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ishte i ftuar në Senatin amerikan nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, senatori Jim Inhofe, për të mbajtur fjalën në forumin me temë: “Sfidat e Rajonit të Evropës Juglindore dhe përballja me ndërhyrjen nga Rusia”.

Meta ka theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi do të prodhojë paqe duke pasur ShBA-në dhe BE-në si garantues.

“Ne jemi të bindur se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të prodhojë paqe, stabilitet, siguri afatgjatë në rajon duke pasur SHBA-në dhe BE-në si garantues”.

“Rezultatet e kësaj marrëveshjeje përfundimtare do të thonë se Kosova do të jetë njohur nga Serbia si një shtet i pavarur dhe anëtar me të drejta të plota i Kombeve të Bashkuara”.

“Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë natë e ditë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit evropian në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Meta.

Image may contain: 2 people

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Kastriot Rexha ka paralajmëruar se skuadra e Feronikelit do…