
Meta: Marrëveshja për reformën zgjedhore, ndihmon integrimin evropian të Shqipërisë
16 janar 2020
| 13:07
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore mes partive politike.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se marrëveshja e arritur për çështjen e reformës zgjedhore shpreson të jetë fillimi i një reflektimi të thellë dhe i vendosjes së një dialogu strukturor e të qëndrueshëm për çështje të interesit të përbashkët, që ndihmojnë integrimin evropian të Shqipërisë.
/Epoka e re/