Meta ngushëllon familjen Haradinaj: Hilmiu ishte burrë i atdhedashurisë

17 qershor 2018 | 13:22

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngushëlluar familjen Haradinaj për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi Haradinaj.

Meta ka thënë se Hilmi Haradinaj ishte burrë i traditës, mikpritjes dhe atdhedashurisë.

“Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare”.

“Ai ishte një burrë i traditës, mikpritjes dhe atdhedashurisë.  Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikpritjen bujare të këtij njeriu të madh. Ngushëllime të thella familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka dërguar telegram ngushëllimi…