Meta nis testimin e chatbot-ëve që dërgojnë mesazhe private në rrjete sociale

07 korrik 2025 | 08:06

Kompania Meta ka nisur testimin e chatbotëve me inteligjencë artificiale që mund të dërgojnë mesazhe të pa kërkuara te përdoruesit e Facebook, Instagram dhe WhatsApp, raporton TechCrunch.

Një nga chatbotët eksperimentalë, i quajtur “Maestro i magjisë filmike”, mund t’u shkruajë përdoruesve për t’i pyetur nëse u kanë pëlqyer tingujt muzikorë në ndonjë film apo për t’u ofruar sugjerime për një mbrëmje filmike.

Sipas Meta-s, nëse përdoruesi nuk reagon në përpjekjen e parë për komunikim, chatbot-i nuk do të dërgojë më mesazhe. Gjithashtu, mesazhet mund të dërgohen vetëm brenda 14 ditëve nga biseda e fundit dhe vetëm nëse janë shkëmbyer të paktën pesë mesazhe më parë.

Pas kësaj nisme qëndron një interes i madh komercial. Meta parashikon të gjenerojë nga 2 deri në 3 miliardë dollarë të ardhura nga produktet me AI gjatë vitit 2025, ndërsa projeksionet afatgjata flasin për deri në 1.4 trilionë dollarë deri në vitin 2035.

Këto të ardhura pritet të vijnë nga licencimi i modelit gjenerativ LLaMA për partnerët, si dhe nga reklamat e planifikuara në bisedat me chatbot-ët.

Deri tani, Meta nuk ka dhënë detaje se si dhe kur do të integrohen këto reklama, por ka përmendur përgjigjet e sponsorizuara dhe opsionet e abonimit si pjesë të strategjisë së ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra tha të dielën se po rihapte ambasadën e saj…