 
                    Meta pas tërmeteve: T’i kthehemi jetës së përditshme
                23 shtator 2019
                |  10:31
            
        Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zgjedhur të publikojë një foto në llogarinë e vet në “Facebook” duke përcjell mesazh te qytetarët që t’i rikthehen jetës së përditshme dhe qetësisë, pas panikut që shkaktuan ditët e fundit lëkundjet e tokës.
“Mirëmëngjes të dashur miq, Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona! Ju uroj një javë të mbarë!”, ka shkruar Meta.

/Epoka e re/
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        