Meta shkon në Kushtetuese, depoziton kërkesën kundër Ligjit për teatrin

24 korrik 2019 | 13:17

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nuk është mjaftuar me deklaratën e fortë që ka bërë sot në mëngjes kur e ka cilësuar si të shëmtuar dhe të turpshme rrethimin e teatrit dhe përplasjet e policisë me artistët, të cilët sipas kreut të shteti, janë në të drejtën e tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit.

Pak orë me vonë, Meta ka njoftuar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të shkojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar”, është thënë në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi…