Meta s’ndryshon qëndrim, kryeministri dërgon sërish emrin e Lleshit

09 nëntor 14:06

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për herë të parë me zërin e tij për propozimim për herë të dytë të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Ai ka lënë të kuptohet se nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Sa i takon anës ligjore, pa dashur të jap leksione për kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantëve, do t’i ftoja edhe një herë të lexojnë kushtetutën, kompetencat e presidentit. Akt formal dhe ceremonial është vetëm betimi te presidenti. Të gjithë atyre që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal, dhe se presidenti ka për detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite, që presidenti mund të kthejë prapa një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër? Pasi edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Kështu që më lini të bëj detyrën time, me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë. Unë jam i lidhur me parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti kështu që ai është gjithçka”, ka thënë Meta.

Pavarësisht këtij qëndrimi, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter” se ka firmosur për herë të dytë emrin e Lleshit në krye të dikasterit të rendit.

“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”, ka shkuar Rama.

Palët kanë bërë lëvizjen e radhës në shahun politik.

Një afat i ri 7 ditor hapet për presidentin, edhe pse ky i fundit la të kuptohet se nuk ka lëvizur nga bindja e tij për Sander Lleshin, raporton “Top Channel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nesër është një ditë e re në Amerikë”. “Unë jam…