Meta takon Bashën

18 shkurt 2020 | 14:24

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar këtë të martë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi.

Ai ka thënë se Meta e ka njohur Bashën me skandalet e fundit antikushtetuese dhe përpjekjet e “Rilindjes” për grusht shtet.

“Presidenti Meta e njohu Bashën me skandalet e fundit antikushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shtet, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare”, ka thënë Basha.

Ndër të tjera, Blushi thotë se “Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”.

Të hënën, Meta ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku sipas tij solli fakte të reja për kapjen e drejtësisë nga mazhoranca.

Ai ka thënë se do të shtohet një kallëzim penal ndaj Ardjan Dvoranit, të cilin e ka akuzuar se është vënë në dispozicion të mazhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rody Alves, njihet ndryshe si “Kukulla Njerëzore”, pasi ndryshoi gjininë…