Meta uron Gjukanoviqin

16 prill 2018 | 12:16

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviq.

Ai ka vlerësuar se fitorja e Gjukanoviqit është mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të Malit të Zi.

“Fitorja juaj ishte një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Jam i bindur se gjatë mandatit tuaj në drejtimin e Malit të Zi, marrëdhëniet e shkëlqyera e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona do të forcohen dhe zgjerohen edhe më tej. Ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën time për të punuar ngushtë me ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të këtij bashkëpunimi, por edhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë të përbashkët, ku dy vendet tona po japin një shembull të shkëlqyer”, ka thënë Meta në mesazhin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të mbrojtjes së prodhimit vendor, ministri i Tregtisë…