
Meta uron shqiptarët në Maqedoni për përfaqësimin e lartë në parlamentin e ri
16 korrik 2020
| 10:46
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Ai gjithashtu ka uruar shqiptarët për përfaqësimin e lartë në parlamentin e ri.
“Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese! Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri. Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)