Meta vlerësohet me çmimin ndërkombëtar “Luani i Artë”

13 korrik 2019 | 10:03

Me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”, presidenti Ilir Meta u vlerësua në Venecia me çmimin ndërkombëtar “Luani i Artë”.

“Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar. Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve. Ky është një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë”, ka thënë Meta.

Sipas tij ky çmim është një simbol i miqësisë Itali-Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i njohur nga Mitrovica, Enis Manxholli edhe zyrarisht është…